Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit, Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri që kanë përfshirë zonën që prej mëngjesit.
Në terren janë angazhuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.
Ndërkohë, pritet të nisë edhe mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të fshatrave të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë për evakuimin e sigurt.



