back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDënimi i ish-administratorit të DIA shkon në Kushtetuese/ Ismailaj kërkon shpalljen antikushtetuese...

Dënimi i ish-administratorit të DIA shkon në Kushtetuese/ Ismailaj kërkon shpalljen antikushtetuese të vendimeve

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 16 shtator kërkesën e biznesmenit Kastriot Ismailaj, i dënuar me 11 vite burg nga gjykatat shqiptare, për shpalljen antikushtetues të vendimeve të fajësisë ndaj tij.

Ish-administratori i kompanisë DIA, e cila kishte një marrëveshje me kompaninë çeke CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë, u shpall fajtor për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash. Sipas vendimeve gjyqësore, Ismailaj kishte përvetësuar rreth 5 milionë euro në kuadër të kontratës me CEZ-in.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës u la në fuqi nga Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Ismailaj kërkon gjithashtu shfuqizimin e masës së konfiskimit të aseteve të tij: rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë, të sekuestruara gjatë hetimeve nga prokuroria.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarët kushtetues në një seancë të mbyllur, vetëm mbi bazën e dokumenteve të paraqitura.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat