back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaEuro në rënie, këmbehet me 96.5 lekë në tregun valutor

Euro në rënie, këmbehet me 96.5 lekë në tregun valutor

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta ndaj lekut. Të martën, më 19 gusht, euro u këmbye në tregun valutor me 96.5 lekë në blerje dhe 97.5 lekë në shitje.

Edhe dollari amerikan ka shënuar rënie, duke u këmbyer me 82.4 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje.

Në kah të kundërt, paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë, duke u këmbyer me 111.4 lekë në blerje dhe 113 lekë në shitje.

Ndërsa franga zvicerane ka ndjekur trendin e euros dhe dollarit, duke u këmbyer me 101.8 lekë në blerje dhe 103.2 lekë në shitje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat