back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizKapet me kokainë/ Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

Kapet me kokainë/ Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

Vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara është arrestuar. Në pranga ka përfunduar Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur si Marina Fara.

Arrestimi u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, gjatë një kontrolli fizik, ku sipas burimeve zyrtare iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Pas zbulimit, Marina Fara u shoqërua menjëherë për në komisariat, ndërsa materialet procedurale tashmë i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Detajet mbi rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk dihet nëse ajo ishte e shoqëruar nga persona të tjerë apo nëse droga që iu gjet lidhet me konsum personal apo me qëllime të tjera.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta, për shkak se Marina Fara është një emër i njohur në rrjetet sociale. Ajo është përfolur shpesh për jetën e saj luksoze, postimet provokuese dhe marrëdhëniet me persona që kanë pasur probleme me drejtësinë. Arrestimi i saj e kthen edhe një herë në qendër të vëmendjes, kësaj radhe për një skandal që pritet të tronditë jo vetëm opinionin publik, por edhe botën e showbiz-it shqiptar.

Deri tani, policia dhe prokuroria nuk kanë dhënë informacione të tjera, ndërsa hetimet për rolin dhe përgjegjësinë e saj vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat