back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaLëvizje në polici/ Neritan Buzi në krye të Rrugores së Tiranës

Lëvizje në polici/ Neritan Buzi në krye të Rrugores së Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës ka një drejtues të ri. Neritan Buzi është emëruar shefi i komisariatit, duke zëvendësuar në detyrë Lorenc Shehun, i cili ishte i komanduar prej disa muajsh.

Ky është ndryshimi i tretë në krye të “Rrugores” së kryeqytetit brenda një periudhe të shkurtër kohe. Fillimisht drejtimin e mbante Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK. Pas tij, në krye të strukturës u komandua Lorenc Shehu, ndërsa tashmë detyrën e merr Buzi.

Neritan Buzi ka një karrierë të gjatë në strukturat e policisë. Ai ka shërbyer më parë si shef i Komisariatit të Himarës dhe në muajin qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.

Ky ndryshim vjen në një moment kur Policia Rrugore e Tiranës përballet me sfida të shumta në menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore në kryeqytet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat