Prej 10 shkurtit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në qeli nën akuzën për korrupsion, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë. Megjithatë, edhe pas 7 muajsh nga arrestimi, kryeministri Edi Rama ende nuk ka marrë një vendim nëse Bashkia e Tiranës do të shkojë apo jo në zgjedhje të parakohshme.
I pyetur për këtë çështje në emisionin “Opinion”, Rama nuk dha një përgjigje konkrete, duke theksuar se është ende në proces diskutimi për mënyrën e trajtimit të situatës.
“A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i bashkisë së Tiranës? Nuk e di, këtë do ta shohim në vijim, nuk e di. Pra, do të jenë zgjedhje të parakohshme në Tiranë, apo do të prisni derisa gjykata të marrë një vendim të formës së prerë? Nuk e di. Unë kam kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo gjë,” u shpreh Rama.