back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaPS dhe PD “bashkë” në prag të zgjedhjeve

PS dhe PD “bashkë” në prag të zgjedhjeve

Një moment i veçantë u regjistrua këtë të shtunë në Rogner, ku dy palët kryesore politike në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, ndodheshin në të njëjtin ambient, por për qëllime të ndryshme.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kandidati i socialistëve për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, morën pjesë në një takim që sipas saj kishte për qëllim fuqizimin e grave dhe vajzave.

Manastirliu deklaroi për mediat: “Ishim në një takim për fuqizimin e grave dhe vajzave.”

Nga ana tjetër, opozita po zhvillonte brenda të njëjtit ambient një takim për zgjedhjen e kandidatit të saj për kryeqytetin. Burimet nga PD-ja bëjnë me dije se Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti zhvilluan bisedime me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën për të diskutuar emrin e kandidatit të mundshëm.

Në një prononcim për mediat, Balluku u shpreh: “Shumë mirë, ne e kemi kandidatin e Tiranës. Suksese për ata të PD, pasi ata janë dhe të zotët shumë.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat