KreuDrejtësiaI akuzuar për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit/ Del foto e...

I akuzuar për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit/ Del foto e Enea Kumes

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Një ditë pas operacionit të urdhëruar nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është bërë publik arrestimi i Enea Kumes, i cili rezulton të jetë vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume.

Pas arrestimit ka dalë edhe foto e Enea Kumes, e cila po bën xhiron e mediave.

Enea Kume akuzohet për tjetërsim pronash në zonën e Gjirit të Lalzit, një çështje që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut për shkak të lidhjes familjare me një figurë politike.

Nga ky operacion janë lëshuar gjithsej 9 masa sigurie, prej të cilave 3 janë ekzekutuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar të gjitha përgjegjësitë dhe për të sqaruar rolin e të përfshirëve në këtë çështje. Autoritetet njoftojnë se procedurat ligjore po respektohen dhe çdo i dyshuar do të trajtohet sipas ligjit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat