back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Edhe unë kam humbur babain në punë"/ Mesazhi i fortë i Ilir...

“Edhe unë kam humbur babain në punë”/ Mesazhi i fortë i Ilir Rusit pas vrasjes së gjyqtarit

Një raportim i ngarkuar emocionalisht u zhvillua në Komisionin e Ligjeve, ku kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi, foli për ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, që tronditi opinionin publik mbarë vendin.

Përpara deputetëve, Rusi ndau një pjesë personale të jetës së tij, duke treguar se edhe ai ka humbur babain në një aksident pune.

“Nuk mund ta filloja ndryshe këtë raportim, pa përmendur jetën e një njeriu të humbur gjatë ushtrimit të detyrës. Edhe unë, vite më parë, kam humbur babain tim në një aksident në punë. Njëkohësisht, fëmijët e mi kishin lidhje me vajzën e të ndjerit,” – u shpreh Rusi.

Kreu i KLGJ e quajti momentin aktual një pikë kulmore për drejtësinë dhe shoqërinë shqiptare, duke bërë thirrje për reflektim dhe bashkim institucional.

“Është momenti për bashkim me njëri-tjetrin. Është moment reflektimi. Gjyqësori është maja e ajsbergut, ndaj duhet të mendojmë për brezat që vijnë dhe të japim kontributin tonë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane,” – theksoi ai.

Rusi kërkoi nga Presidenti i Republikës dhe institucionet e drejtësisë që të reagojnë me përgjegjësi të lartë në këtë situatë, duke e cilësuar humbjen e një gjyqtari në detyrë si një tronditje të madhe për gjithë sistemin gjyqësor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat