back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPD sulmon Prokurorin e Përgjithshëm/ "Largoni Irena Gjokën nga Gjykata"

PD sulmon Prokurorin e Përgjithshëm/ “Largoni Irena Gjokën nga Gjykata”

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të sqarojë pse gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, vijon të mbajë detyrën dhe të marrë çështje që lidhen me liderët e opozitës.

Deputeti Oerd Bylykbashi pyeti: “Si shpjegohet që kjo zonjë vijon të jetë në detyrë dhe vazhdimisht i caktohen çështjet që kanë të bëjnë me liderët e opozitës?”

Belind Këlliçi shtoi se Gjoka ka në dorë çështje sensitive, përfshirë ato që lidhen me politikën dhe krimin e organizuar, duke paralajmëruar se vonesa në largimin e saj mund të çojë në ankime në Strasburg dhe dëm të madh për shtetin.

Përfaqësuesi i Prokurorisë, Kostaq Beluri, u përgjigj se nuk ka konfirmim se gjyqtarja është e dënuar me vendim të formës së prerë. Megjithatë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një dokument nga Gjykata e Janinës në Greqi që tregon se Irena Gjoka është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikim pasaporte dhe vize në vitet 2000.

Gjyqtarja Gjoka ka gjykuar çështje të dy drejtuesve kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, duke nxitur shqetësime për konflikt interesi dhe integritetin e sistemit gjyqësor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat