back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGarë pa logo partiake/ Kandidatë të pavarur sfidojnë PS dhe PD në...

Garë pa logo partiake/ Kandidatë të pavarur sfidojnë PS dhe PD në bashkitë e vendit

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, që do të zhvillohen në 5 bashki të vendit, do të garojnë 6 kandidatë të pavarur. Sipas regjistrimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përveç subjekteve politike, janë depozituar kërkesat edhe nga 6 komisione nismëtare për mbledhjen e firmave të nevojshme për kandidaturat e pavarura në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Një surprizë vjen nga bashkia Mat, ku përveç kandidatit të propozuar nga PS, do të ketë dy kandidatë të pavarur. Njëri prej tyre është Suzana Hoti, kryetare e Forumit të Gruas së PS, e cila ka krijuar Komitetin Nismëtar për të kandiduar si e pavarur. Hoti u shpreh e pakënaqur me kandidatin e propozuar nga PS, Altin Bojni, pasardhës i Agron Malaj, i prezantuar nga Blendi Klosi.

Pas regjistrimit në KZAZ, Komitetet Nismëtare kanë marrë formularët për mbledhjen e firmave të zgjedhësve të zonës së tyre, një kusht i domosdoshëm për të konfirmuar kandidaturën.

Roli i partive opozitare: Burime bëjnë me dije se regjistrimi i kandidatëve të mbështetur nga opozita ka për qëllim të sigurojë komisionerë dhe numërues gjatë procesit zgjedhor, pasi kandidatët e pavarur nuk do të kenë logo partiake në fletën e votimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat