Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka kritikuar ashpër veprimet dhe sjelljen e partisë ku ka qenë pjesë.
Në një postim të fundit në rrjete sociale Çupi deklaron:
“Kanë 13 vite ‘opozitarë’, por jetojnë si mazhorancë.
Tenderat i marrin nga qeveria, moralin e shesin te opozita.
Opozita nuk është strehë për të përfituar, por betejë për të ndryshuar.
Janë po të njëjtët që i përzenë figurat e dobishme intelektuale, dhe pastaj ju turren përse ikin.”
Çupi nënvizon se opozita duhet të jetë një instrument për ndryshim dhe jo një mundësi për përfitime personale, duke kritikuar mënyrën se si janë menaxhuar tenderat dhe ndikimi i qeverisë në operacionet e brendshme të PD-së.



