back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKrimi i organizuar dhe hetimet zgjedhore/ Kuvendi miraton rezolutën për SPAK

Krimi i organizuar dhe hetimet zgjedhore/ Kuvendi miraton rezolutën për SPAK

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në Komisionin e Ligjeve një rezolutë për masat e sigurisë dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe të SPAK-ut, me votat e socialistëve dhe kundërshtimin e deputetëve demokratë.

Në rezolutë, Kuvendi kërkon:

Unifikimin e metodologjisë së hetimit, përfshirë marrjen e provave dhe masat e sigurisë, sipas vendimeve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ-së.

Rritjen e efikasitetit të BKH-së përmes plotësimit të vakancave dhe sigurimit të kushteve logjistike.

Krijimin e një grupi pune në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, SHISH dhe agjencitë ligjzbatuese, për analizën e grupeve të krimit të organizuar dhe strategjinë kundër tyre.

Zbatimin e masave për krimet zgjedhore, duke përfshirë analiza të përbashkëta me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme mbi zgjedhjet e vitit 2025.

Sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar dhe përdorimin e teknologjive për gjurmimin e rrjeteve financiare dhe kriptovalutave, si dhe bashkëpunimin me Europol dhe EMPACT.

Deputetët e opozitës kritikuan rezolutën duke u bazuar në raportin OSBE/ODIHR, ndërsa socialistët theksuan se rezoluta fokusohet kryesisht në SPAK dhe përmirësimin e funksionimit të tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat