back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha u bën thirrje gazetarëve/ "SPAK-u po mashtron, bëjini bllok numrit të...

Berisha u bën thirrje gazetarëve/ “SPAK-u po mashtron, bëjini bllok numrit të tyre”

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje gazetarëve që të mos bien pre e dezinformatave nga një numër që sipas tij shpërndan informacione të rreme. Në një komunikim publik, Berisha e quajti një “gënjeshtër absolute” pretendimin se nuk ka marrë dokumente të rëndësishme dhe sqaroi mënyrën se si ai trajton njoftimet zyrtare.

“Është një gënjeshtër absolute. Ata roje janë njerëz të përgjegjshëm. Këta janë njerëz të pafytyrë,” tha Berisha, duke shtuar se çdo dokument i dërguar tek ai është dorëzuar në mënyrë të rregullt nga personeli i autorizuar, përfshirë edhe ato që kërkohen nga organet gjyqësore.

Berisha theksoi gjithashtu se informacioni që qarkullon në media se ai nuk ka marrë email ose njoftime në Kuvend është i pasaktë. “Emailin e hap çdo ditë. Nuk kanë dërguar asnjë. Unë email nuk përdor dhe nuk kam email në parlament,” tha ai, duke theksuar se komunikimi i saktë me institucionet bëhet nëpërmjet njoftimeve zyrtare të dorëzuara fizikisht.

Ish-kryeministri sugjeroi që gazetarët të bllokojnë numrin që sipas tij shpërndan lajme të rreme dhe të mos ndikohen nga raportimet e pasakta, duke e cilësuar atë si një “agjenci mashtrimi”.

Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë kur ai ka refuzuar disa herë fletëthirrjet e SPAK-ut për të dhënë informacion në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, duke krijuar debate të gjera mediatike dhe politike për qasjen e tij ndaj drejtësisë dhe për transparencën e komunikimit me organet ligjore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat