back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKorreshi tregon direktivën e PD/ Si u mbledhën firmat për Avokatin e...

Korreshi tregon direktivën e PD/ Si u mbledhën firmat për Avokatin e Popullit

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka deklaruar në një intervistë televizive se mbledhja e firmave për kandidatin e ardhshëm për Avokatin e Popullit u udhëzua nga sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së.

Korreshi shpjegoi se deputetët u këshilluan të dorëzonin firmat “për të mos krijuar tensione” dhe për të ruajtur marrëdhëniet me kandidatët, duke përmendur me shaka edhe referenca për Vitin e Ri:

“I dhamë firmat të mos bëhemi të keq me njerëzit. Na thanë lirojeni, bëni qoka, do t’ua japim të gjithëve. Ok? Kështu funksionoi, ia dhamë të gjithëve meqë është edhe Viti i Ri”, tha Korreshi.

Kur gazetari e pyeti se kush e dha direktivën, deputeti përmendi emra të strukturave drejtuese të PD-së, duke përfshirë sekretarin e përgjithshëm dhe kryetarin e grupit parlamentar, por shtoi se nuk dihet nëse kjo ishte specifikisht për Endri Shabanin apo për ndonjë kandidat tjetër.

Korreshi gjithashtu pranoi se çdo kandidat kishte pasur mbështetjen e të paktën një deputeti, por kur u pyet se kush e ka mbështetur Shabanin, ai përgjigjet me humor:

“Nuk më kujtohet. Është pak shpejt sa jam zgjuar nga gjumi.”

Ky reagim vjen në një moment kur Endri Shabani pritet të zgjidhet si Avokati i ri i Popullit, çka ka shkaktuar debate dhe shqetësime brenda radhëve të PD-së për mënyrën se si janë menaxhuar firmat e mbledhura.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat