Ish-deputetja Flutura Açka i ka bërë thirrje Flamur Nokës që t’u kërkojë falje demokratëve, veçanërisht atyre të Elbasanit, pas deklaratës së tij se takimin e Ervin Salianjit aty e kishte organizuar Suel Çela.
Sipas Açkës, akuza të tilla nuk dëmtojnë vetëm Salianjin, por Partinë Demokratike, e cila mbetet “shtëpia e të gjithë demokratëve”.
“Zoti Noka: Kujdes! Nuk po bën pis Salianjin, por partinë! Besoj se të kujtohet dhjetori 2021, apeli i demokratëve antiBerishë te markata? Shantazhi ndaj tyre? Markata fliste në emrin tënd, kërkonte firmë për AntiKuvendin tuaj të 11 dhjetorit. Ka edhe tabulate telefonash dhe dëshmitarë. Demokratët e ndershëm mos i përziej në këtë pisHanë ndarjeje që keni gatuar për tapinë e PD-së”, shkruan Açka.
Ajo gjithashtu shpreh se nëse do të ishte në Shqipëri dje, do të kishte marrë pjesë në takimin e Salianjit me demokratët e Elbasanit, duke theksuar se ai po bën atë që kërkon shumica e anëtarësisë: reformimin e Partisë Demokratike.
“Ikni, Flamur! Futeni në reformim partinë! Sot duhet të ishte në shesh e gjithë Shqipëria. Ty nuk të vjen as shtëpia (lexo PD). Kërkoju falje demokratëve të Elbasanit! Unë, nëse do të isha dje në Shqipëri, do të shkoja te takimi i Salianjit, sepse po kërkon atë që kam kërkuar tash katër vjet, dhe për të cilën jam fashistizuar prej teje”, përfundon Açka.



