Namir Lapardhaja ka reaguar sot pas akuzave të Sali Berishës ndaj Ervin Salianjit, i cili u akuzua se takimin e Berishës në Elbasan ia ka organizuar Suel Çela.
Në reagimin e tij, Lapardhaja e krahason situatën me praktikat e komunistëve gjatë përplasjeve civile në vitet ’40: “Pasi i nxorën dy dëshmitarë të rremë nga radhët e deputetëve të PD, Partia sot e akuzoi Salianjin se ka bashkëpunuar gjatë luftës me pushtuesit. Fiks si komunistët gjatë përplasjes civile: kur bashkëpunonin vetë me italianë e gjermanë, ishte për të mirën e vendit; kur ‘bashkëpunonin’ eksponentë të Ballit, shpalleshin tradhtarë.”
Lapardhaja i referohet direkt pretendimeve të Berishës, duke shprehur habi për akuzën ndaj Salianjit: “Ka shkel vijën e kuqe, tha shoku Sali, ia ka organizuar takimin Suel Çela, dhe Ay nuk mund ta pranonte një gjë të tillë.”
Ai kujton historikun e foltores së vitit 2021 në Elbasan, të organizuar nga Suel Çela: “Që të merremi vesh, shoku Sali, kur Suel Çela i organizoi foltoren e parë në Elbasan në 2021, ishte për të mirën e demokracisë. Sot, gjithmonë sipas pretendimeve, është për të keqen e lirisë dhe demokracisë. Shumë keq këta që bashkëpunojnë me armikun kundër Salisë Demokratikes.”



