back to top
7.5 C
Tirana
E diel, 29 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK ndalon Veliajn në mbledhjen për buxhetin 2026

SPAK ndalon Veliajn në mbledhjen për buxhetin 2026

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryebashkiaku Erion Veliaj të merrte pjesë në mbledhjen për buxhetin e vitit 2026, e cila pritej të zhvillohej midis datave 16 dhe 18 dhjetor 2025.

Kërkesa ishte nënshkruar nga 30 anëtarë të Këshillit Bashkiak, të cilët kërkonin lejimin e përkohshëm për pjesëmarrjen fizike të Veliajt.

Në përgjigjen e saj, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, përmes prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado, sqaron se sipas ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe VKM nr. 209/2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, lejet e veçanta për paraburgosurit mund të jepen vetëm në raste të sëmundjeve të rënda që rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, ngjarjeve të rëndësishme familjare (vdekje, lindje, martesa) ose dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.

Në këtë kontekst, SPAK konstaton se kërkesa për pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak nuk përmbush kriteret ligjore për leje të veçantë.

Vendimi i SPAK:

  1. Refuzohet miratimi paraprak për pjesëmarrjen fizike të Erion Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datat 16-18 dhjetor 2025.

  2. Kërkuesit të njoftohet për vendimin.

Ky vendim thekson kufizimet ligjore për paraburgosurit dhe saktëson se pjesëmarrja në mbledhje të tilla nuk përbën një rast të përfshirjes në leje të veçantë sipas ligjit në fuqi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat