back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNoka sfidon Etikën: Nuk e njohim vendimin për përjashtimin tonë

Noka sfidon Etikën: Nuk e njohim vendimin për përjashtimin tonë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se deputetët e opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit nuk e njohin vendimin e Sekretariatit të Etikës, i cili ka vendosur përjashtimin e tyre për një muaj.

Në një prononcim për mediat, Noka ka akuzuar mazhorancën për ndërhyrje politike në vendimmarrje, duke pretenduar se vendimet merren me urdhra dhe jo mbi bazë ligjore.

“Gysi urdhëron. Dhe ne e dimë, flet me Kapon ai. Ndan edhe urdhrat se kush do të dënohet dhe sa do të dënohet. E patë si shkojnë në rresht tek ai dhe marrin urdhra. Për ne nuk ka shqetësim, por ne kemi për detyrë që t’u themi shqiptarëve si është”, u shpreh Noka.

Ai shtoi se opozita synon krijimin e një qeverie teknike, duke theksuar se vendimet e marra nga Sekretariati i Etikës nuk do të pranohen nga deputetët e përjashtuar.

“Detyra jonë është t’u hapim shqiptarëve një qeveri teknike, me njerëz të ndershëm që punojnë për qytetarët dhe jo që i vjedhin ata. Ne zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën, por masat dhe propozimet e Gysit ne nuk i njohim”, deklaroi ai.

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar për 30 ditë nga punimet e Kuvendit, pas skenave kaotike të shënuara gjatë seancës së fundit plenare.

Partia Socialiste kishte kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, por Komisioni i Etikës vendosi përfundimisht përjashtimin e gjashtë deputetëve, ndërsa për deputetët e tjerë u dha masa tërheqje vëmendjeje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat