back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAvokati kundër akuzave: Agasi nuk është kryeministër në hije

Avokati kundër akuzave: Agasi nuk është kryeministër në hije

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, ka folur sot para derës së SPAK, duke mohuar pretendimet se klienti i tij do të kishte rol si “kryeministër në hije”.

Ai shtoi se nuk ka prova për episodin e pretenduar të pengmarrjes dhe se Agasi nuk e njeh personin në fjalë.

“Agasi nuk është punonjës i shtetit. Kamerat në zyrën e tij janë vendosur për arsye sigurie, pasi më herët ka pasur tentativa për të vjedhur biznesin e tij”, tha avokati.

Haxhia theksoi gjithashtu se publikimi i disa të dhënave nga dosja nga SPAK mund të ketë ndodhur për arsye politike.

Ergys Agasi ndodhet nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, ndërsa procesi hetimor vijon për sqarimin e plotë të rrethanave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat