Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot pezullimin e të gjithë zinxhirit komandues të burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndoci, i paraburgosur me rrezikshmëri të lartë dhe i akuzuar për disa vrasje, i cili u arratis dje gjatë një vizite mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, institucioni nuk ka pasur informacion për transportin e Ndoci-t në spital, ndërsa procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve nuk janë respektuar. Gjatë vizitës, i paraburgosuri ka kërkuar të shkojë në tualet, ku ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së burgjeve, duke arritur të arratiset.
Si pasojë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pas arrestimit, janë pezulluar drejtuesit dhe punonjësit e burgut, duke përfshirë:
Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:
z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;
z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
z.Dzdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.



