back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaGroenlanda i përgjigjet Trumpit/ "Sovraniteti nuk negociohet"

Groenlanda i përgjigjet Trumpit/ “Sovraniteti nuk negociohet”

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të negociojë një partneritet më të mirë me Shtetet e Bashkuara, por theksoi se sovraniteti i Groenlandës është i panegociueshëm, mes pretendimeve të Uashingtonit për aneksimin e ishullit autonom të Arktikut, i cili i përket Danimarkës.

“Sovraniteti ynë është një vijë e kuqe”, u shpreh Nielsen, duke shtuar se nuk është në dijeni të detajeve të ndonjë “marrëveshjeje” që po diskutohet për të ardhmen e Groenlandës.

Deklarata vjen pas takimit të zhvilluar të mërkurën në Davos mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidentit amerikan Donald Trump, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Pas këtij takimi, Trump deklaroi se ekziston një “marrëveshje kornizë” për Groenlandën.

Megjithatë, qeveria daneze reagoi menjëherë, duke theksuar se “Mark Rutte nuk mund të negociojë për Groenlandën”. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u shpreh se vetëm Danimarka dhe Groenlanda kanë të drejtën të marrin vendime për çështje që lidhen me ishullin, duke nënvizuar se çështjet e sovranitetit janë të panegociueshme.

Nga ana tjetër, kryeministri i Groenlandës theksoi se vendi i tij mbetet i hapur për bashkëpunim me SHBA-në. “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më shumë me Shtetet e Bashkuara, mbi bazën e respektit të ndërsjellë”, tha ai, duke shtuar se Groenlanda është e interesuar të diskutojë edhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e burimeve minerale.

I pyetur për sistemin amerikan të mbrojtjes nga raketat, të njohur si “Kupola e Artë”, dhe rolin e mundshëm të Groenlandës në këtë projekt, Nielsen u shpreh optimist: “Jam i sigurt se mund të gjejmë një zgjidhje që u sjell dobi të gjithëve”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat