back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetNga Doganat në Ministri/ Kush e zëvendëson Gazhelin?

Nga Doganat në Ministri/ Kush e zëvendëson Gazhelin?

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme disa ndryshime në drejtimin e institucioneve shtetërore, duke sjellë lëvizje në poste kyçe të administratës publike.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, Gent Gazheli është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe është emëruar Zëvendësministër i Mjedisit.

Në vend të tij, Besmir Beja është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Beja ka mbajtur më herët detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, Gentian Kerri është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, duke zëvendësuar Besmir Bejën në këtë pozicion.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat