Punonjësit e kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”, kanë dalë në protestë për shkak të mosmarrjes së pagave prej 7 muajsh dhe reduktimit drastik të stafit.
Nga 380 punonjës, sot kompania ka vetëm 120 të punësuar, të cilët pohojnë se nuk kanë marrë asnjë pagesë gjatë gjysmës së vitit të fundit. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e kompanisë, si dhe nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se punojnë ende pa asnjë garanci financiare.
Punonjësit paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën, deri në momentin kur problematika e tyre të marrë një zgjidhje përfundimtare. Ata kërkojnë shlyerjen e pagave të prapambetura dhe siguri për të ardhmen e punësimit.
Situata ka ngritur shqetësim te komuniteti i punonjësve dhe qytetarët, ndërsa presioni mbi drejtuesit e kompanisë po rritet ndërsa protesta vazhdon.



