back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Kupa e Ramës është derdhur”/ Berisha thirrje qytetarëve të dalin në rrugë

“Kupa e Ramës është derdhur”/ Berisha thirrje qytetarëve të dalin në rrugë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të fortë drejtuar qytetarëve për t’u bashkuar sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, duke e cilësuar këtë ditë si një nga momentet më kritike të historisë së vendit.

Në mesazhin e tij, Berisha deklaron se pak orë e ndajnë opozitën dhe qytetarët nga ajo që e quan “uragani i madh i shpresës dhe fitores”, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në protestë.

“Sot erdha përsëri t’u drejtoj thirrjen time si shqiptari-shqiptarit, si qytetari-qytetarit, të bashkohemi në bulevardet dhe rrugët e Tiranës”, deklaron Berisha.

Ai sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si “narko-diktatorin e parë të kontinentit”, ndërsa u ndal edhe te zhvillimet e sotme në Bruksel. Sipas Berishës, përfaqësuesit e vendeve kryesore të Bashkimit Europian i kanë dhënë Ramës jo “kartonin e kuq, por kartonin e zi”, duke vënë në rrezik, sipas tij, rrugëtimin 32-vjeçar të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Berisha akuzoi qeverinë për vjedhje masive të fondeve publike, vendosje të “ligjit të mafies” dhe përpjekje për t’u marrë shqiptarëve të ardhmen europiane.

“Kupa e Edi Ramës është derdhur prej kohësh. Prania jonë sot është mesazhi më dinjitoz që u përcjellim shqiptarëve kudo që janë, por edhe miqve tanë në BE dhe SHBA”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se protesta e sotme është një mesazh i qartë se qytetarët nuk pajtohen me atë që e quajti “një organizatë hajdutësh” dhe se opozita synon të rikthejë shpresën dhe dinjitetin e shqiptarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat