back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetPS refuzon kërkesën e SPAK, nuk i heq imunitetin Ballukut/ Reagon Ambasada...

PS refuzon kërkesën e SPAK, nuk i heq imunitetin Ballukut/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK për akuza që lidhen me tendera miliona euro.

Në përgjigjen e saj për News24, ambasada amerikane thekson se pavarësia e institucioneve të drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ambasada e SHBA për News24:

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar”.

Megjithatë, përfaqësia diplomatike amerikane ka shmangur komentet për rastin konkret të Ballukut, duke e konsideruar si një çështje që ndodhet në proces hetimi.

“Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”, thuhet në deklaratë.

Një ditë më parë, Komisioni Europian reagoi për deklaratat e Ramës, duke theksuar se Parlamenti duhet të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.

Komisioni Europian:

“Është përgjegjësi e Parlamentit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e rëndësisë thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, gjë që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj”.

SHBA dhe Bashkimi Europian kanë mbështetur që nga nisja Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, duke vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit përmes mbështetjes së Prokurorisë së Posaçme, GJKKO-së dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat