back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetA do ta dorëzojë Edi Rama Ballukun te drejtësia?

A do ta dorëzojë Edi Rama Ballukun te drejtësia?

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të drejtojë ditën e nesërme mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, ku pritet të përcaktohet qëndrimi përfundimtar i mazhorancës lidhur me kërkesën e SPAK për autorizim nga Kuvendi për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme i është drejtuar Kuvendi i Shqipërisë, i cili duhet të japë miratimin për çdo masë arresti ndaj një deputeti apo anëtari të qeverisë që gëzon imunitet parlamentar.

Mbledhja e grupit socialist pritet të jetë vendimtare për të kuptuar nëse mazhoranca do të mbështesë kërkesën e SPAK, duke i hapur rrugë procedurave ligjore, apo do të kërkojë më shumë kohë për shqyrtim dhe sqarime.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat