back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetProtesta e radhës/ A do ngujohen deputetët e PD në Kuvend?

Protesta e radhës/ A do ngujohen deputetët e PD në Kuvend?

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar strategjinë e opozitës për protestën e ardhshme, pasi disa deputetë kanë shprehur publikisht gatishmërinë për ngujim brenda parlamentit.

Berisha tha se deputetët janë të vendosur për të ndërmarrë hapa të fortë, duke përfshirë edhe grevën e urisë, por nënvizoi se çdo veprim duhet të ndërmerret në momentin e duhur, duke respektuar rolin e sovranit:

“Fjala e sovranit është çështja më kryesore në rendin e ditës. Sovrani duhet të flasë, sepse ajo që po ndodh me shqiptarët është e pashembullt në histori,” tha Berisha.

Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po mbyll dyert e Bashkimit Europian dhe po favorizon interesat e oligarkëve të tij, ndërkohë që nuk respekton kriteret e integrimit europian dhe drejtësisë së pavarur.

Ai përmendi edhe artikullin e publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vučić sugjerojnë Bashkimit Europian të kufizojë përfitimet për Shqipërinë vetëm tek tregtia e lirë dhe fondet për proceset e zhvillimit, pa plotësuar kushtet e Kopenhagenit.

“Këta zotohen se nuk do të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe kontrollojnë drejtësinë, duke penguar plotësimin e kriterëve europianë. Por shqiptarët nuk do të ndalen në rrugëtimin e tyre drejt integrimit të plotë në BE,” theksoi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat