back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 17 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha tregon lëvizjet e Ergys Agasit/ “I lirë dhe pa eskortë, do...

Berisha tregon lëvizjet e Ergys Agasit/ “I lirë dhe pa eskortë, do i hiqet masa e arrestit”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot lëvizjet e biznesmenit Ergys Agasi, i cili prej javësh është shpallur në kërkim nga SPAK për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Berisha tha se Agasi është parë duke udhëtuar me makinën e tij drejt Surrelit, pa shoqërinë e eskortës që e shoqëronte më parë, dhe paralajmëroi se masa e sigurisë ndaj tij mund të hiqet së shpejti.

“Së dyti, vazhdojnë qarkullimi i Ergys Agasit, i lirshëm fare, dhe sipas qytetarit dixhital, ai është parë me makinën e tij, jo në eskortën e Edi Ramës siç ka qenë përpara, por është parë në një rrugë duke shkuar në Surrel, duke u ngjitur përpjetë. Nuk mund të them nëse fshihet në Surrel apo shkoi për një takim. Por me siguri, së shpejti do i hiqet masa e arrestit, sepse Edi Rama me Sokol Sadushin e çliroi Agasin nga masa e arrestit si person nën hetim,” tha Berisha.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit zbuluan një skemë të dyshuar kriminale për manipulim tenderash në AKSHI, përmes presionit, dhunës dhe heqjes së paligjshme të lirisë. SPAK ka vendosur masa sigurie për tetë persona, përfshirë Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri, të cilët akuzohen për disa vepra të rënda penale, përfshirë pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Masa e “arrestit me burg” nuk është ekzekutuar, pasi të dy vijojnë të jenë në arrati.

Berisha gjithashtu bëri thirrje për mobilizim qytetar:

“22 marsi është dita e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj. Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar në rrugët dhe sheshet e Tiranës të tregojmë revoltën, zemërimin, përçmimin tonë ndaj këtij regjimi.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat