back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO heq masat për Ajola Xoxën/ Gjyqi vijon pa kufizime

GJKKO heq masat për Ajola Xoxën/ Gjyqi vijon pa kufizime

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shfuqizojë masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes nga vendi” për Ajola Xoxa, duke e lënë atë pa asnjë masë sigurie ndërsa çështja ndaj saj vijon në gjykim.

Vendimi vjen pas kërkesës së vetë Xoxës, e cila argumentoi se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon mundësinë për lëvizje të lirë, përfshirë edhe jashtë vendit.

Ndërkohë, dosja penale që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshorten e tij ka kaluar për gjykim. Veliaj ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025.

Sipas SPAK, ndaj tij janë ngritur 13 akuza, ku përfshihen korrupsioni pasiv, pastrimi i parave, mosdeklarimi i pasurisë, shpërdorimi i detyrës dhe futja e sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Akuza kryesore lidhet me korrupsionin pasiv, që sipas organit të akuzës është kryer në nëntë raste, në raport me kompani të ndryshme që dyshohet se kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës, në këmbim të përfitimeve të parregullta financiare dhe pasurive të paluajtshme.

Edhe Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në nëntë raste, në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.

Me vendimin e fundit të gjykatës, Xoxa do të përballet me procesin gjyqësor pa masa kufizuese, ndërsa çështja mbetet një nga më të ndjeshmet në sistemin e drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat