back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 7 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetKumbaro i përgjigjet Spiropalit/ “Europa matet me punë, jo me retorikë”

Kumbaro i përgjigjet Spiropalit/ “Europa matet me punë, jo me retorikë”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, është pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me deklaratën e deputetes Elisa Spiropali, e cila u shpreh se “Europa mbetet vetëm një retorikë për mazhorancën socialiste”.

Në përgjigjen e saj, Kumbaro theksoi se i përket brezit të rritur me sloganin “E dua Shqipërinë si gjithë Europa” dhe shtoi se procesi drejt integrimit europian po konkretizohet përmes punës dhe vendimeve të qeverisë.

“Unë i përkas brezit me sloganin ‘E dua Shqipërinë si gjithë Europa’ dhe kam përgjegjësinë të jem pranë brezit që është shumë afër kësaj. Kjo matet me punë dhe dokumentacion,” u shpreh ajo.

E pyetur për progresin e vendit, ministrja nënvizoi se arritjet nuk lidhen me deklarata politike, por me hapa konkretë dhe vendime të miratuara nga institucionet.

Ajo iu referua edhe vendimeve të fundit të Këshillit të Ministrave, duke përmendur një prej VKM-ve të miratuara, sipas së cilës nxënësit e dy klasave të arsimit fillor do të përfitojnë libra falas, masë që sipas saj synon të ulë kostot për familjet.

Kumbaro shtoi se qeveria po vijon me politika konkrete në funksion të përmirësimit të kushteve sociale dhe avancimit drejt standardeve europiane.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat