back to top
13.5 C
Tirana
E hënë, 6 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPas heqjes së naftës falas fermerët në protestë

Pas heqjes së naftës falas fermerët në protestë

Nga heqja e naftës falas, kundërshtimet për ndryshimin e skemës kombëtare në bujqësi që nuk reflekton nevojat e bujqësisë dhe blegtorisë për zbutje të kostove janë arsyet pse blegtorët në vend po iu rikthehen protestave.

Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit (BPQ) ka lajmëruar mbajtjen e protestës ditën e martë para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Protesta është lajmëruar vetëm pak ditë pas miratimit të Skemës Kombëtare 2026 në Bujqësi, ku u vendos heqja e masës së shpërndarjes së naftës falas te fermerët dhe shtoi masën e subvencioneve direkte për fermerët. Pagesa për lopë nga 10 mijë lekë që ishte për një fermë me më pak se 10 lopë u bë në 12 mijë lekë për një fermë me më pak se 5 lopë.

Por eksperti i bujqësisë Ervin Resuli thekson se me ndryshimet në Skemën Kombëtarë blegtoria nuk përfiton më shumë subvencione, por përkundrazi i reduktohen pas heqjes së masës për dhënie të naftës falas.

Resuli gjithashtu thotë se nëse qeveria ishte e vendosur të rishikonte skemën duhet të kishte sjellë masa që ulin koston e prodhimit, duke marrë në konsideratë edhe efektet e krizës së çmimeve nga lufta, që shtrenjtoi jo vetëm naftën, por edhe çmimet e plehrave kimike deri 50%.

Sipas tij kjo skemë nuk mbështet fermerin në ulje kostosh.

“I gjithë sektori i bujqësisë dhe blegtorisë vijon të përballet me:

-Mungesa të politikave zhvillimore

-Skemë jo funksionale për 2026, nuk reflekton nevojat e blegtorëve që iu janë rritur kostot nga kriza e rritjes së çmimeve

-Heqja e skemës së naftas falas

-Rritja e pagesave direkte nuk zbut rritjen e kostove duke marrë parasysh rritjen e çmimeve nga kriza e luftës

Po sa kanë humbur fermerët nga heqja e skemës së naftës?

Skema kombëtare e mbështetjes duhet të ulet koston e prodhimit te blegtori.

Psh. nëse një fermë me 100 krerë lopë, pas ndryshimeve të pagesave, do të përfitojë mesatarisht 150 mijë lekë më shumë, nga ana tjetër do të humbasë 500 mijë lekë që merrte nga nafta falas. Dhe kjo humbje vjen në një periudhë të mbjellash. Sipas një llogarie fermeri me 100 krerë lopë nga skema kombëtare në vlerë humbet 350 mijë lekë”, nënvizon Resuli.

Para ndryshimeve të Skemës Kombëtare, Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbështetje 20 mijë lekë për lopë pa tavan. Pra pavarësisht totalit të krerëve që disponon, një fermer të përfitonte 20 mijë lekë pagesa për krerë. Mësohet se gjatë takimeve mes palëve u arrit dakortësia për vendosjen e një pagesë direkte prej 15 mijë lekë për lopë pa tavan. Por kjo nuk u reflektua në vendim.

Fermerë anëtarë të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit pohojnë se jo vetëm ndihen të zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimit dhe negociatave të arritura, por u përballën edhe me një masë që i dëmton akoma më tej në kosto, siç ishte heqja e dhënies së naftës falas.

Ekspertët e bujqësie theksojnë se edhe ligji për kompensimin e TVSH-së 10%, nuk mbështet prodhimin dhe kostot, por detyron vetëm fermerin e pajisur me nipt të çojë produktet në pikat e grumbullimit. Jashtë skemës mbeten fermeri person fizik dhe shpk./ Monitor

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat