back to top
19.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“Dosja 5D”/ Shtyhet procesi për ish-drejtorët e Bashkisë

“Dosja 5D”/ Shtyhet procesi për ish-drejtorët e Bashkisë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur shtyrjen e seancës për dosjen “5D”, ku të pandehur janë ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e dy prej të pandehurve, Redi Molla dhe Taulant Tusha, si dhe mungesa e mbrojtjes së një tjetër të pandehuri, Julian Zanaj. Në këto kushte, gjykata ka vendosur që seanca të zhvillohet më 30 prill, në orën 09:00.

Në të njëjtin vendim, GJKKO ka pezulluar afatet e paraburgimit dhe ka vendosur zgjatjen e masës së “arrestit në shtëpi” për Redi Mollën.

Të pandehurit akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, në kuadër të hetimeve për skemën e dyshuar korruptive të njohur si dosja “5D”, që lidhet me përdorimin e fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Seanca pritet të rifillojë në fund të muajit, ndërsa procesi gjyqësor vijon.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat