back to top
19.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeZjarri në Tiranë ndez debat/ Shoqata e Siguruesve reagon ashpër ndaj ekspertëve

Zjarri në Tiranë ndez debat/ Shoqata e Siguruesve reagon ashpër ndaj ekspertëve

Ngjarja e zjarrit në zonën e “Farmacia 10” në Tiranë ka rikthyer në vëmendje rreziqet që kërcënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve, sipas Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

Në një reagim publik, shoqata thekson se sigurimi i pronës mbetet një nga mjetet më të rëndësishme për mbrojtjen financiare të familjeve dhe bizneseve përballë ngjarjeve të tilla.

Sipas saj, në hapësirën publike po qarkullojnë interpretime të pasakta mbi funksionimin e sigurimeve dhe dëmshpërblimet në rast zjarri, të cilat mund të krijojnë keqinformim tek qytetarët.

Shoqata sqaron se në kushtet standarde të sigurimit nga zjarri, mbulimi lidhet me dëmin e shkaktuar nga ngjarja dhe jo me klasifikimin teknik të shkakut, duke theksuar se në rastet e zjarreve aksidentale, dëmet zakonisht mbulohen sipas kontratës.

Gjithashtu, theksohet se çdo kërkesë për dëmshpërblim trajtohet mbi bazën e fakteve dhe kushteve kontraktuale, në një proces të drejtë dhe transparent.

Shoqata nënvizon se sigurimi nuk zëvendëson masat e sigurisë dhe standardet teknike, por shërben si mbrojtje financiare kur rreziqet materializohen.

Në përfundim, Shoqata e Siguruesve u bën thirrje qytetarëve të informohen nga burime të besueshme dhe të mos bien pre e keqinformimit, duke theksuar se sigurimi ndihmon në zbutjen e pasojave ekonomike të fatkeqësive.

DEKLARATË ZYRTARE

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë

Ngjarja e rëndë e zjarrit në zonën e “Farmacia 10” në Tiranë është një alarm serioz për rreziqet reale që kërcënojnë jetën dhe pronën e qytetarëve, ngjarje të cilat, fatkeqësisht, nuk janë të rralla.

Në këtë kontekst, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë rithekson se sigurimi i pronës është një nga instrumentet më të rëndësishëm për mbrojtjen financiare të familjeve dhe bizneseve përballë pasojave të ngjarjeve të tilla.

Së fundmi, në hapësirën publike po qarkullojnë interpretime të pasakta nga të ashtuquajtur “ekspertë”, të cilat krijojnë perceptimin se sigurimi nuk funksionon apo se dëmshpërblimi është i pamundur në raste zjarri.
Ky është një interpretim i gabuar dhe i papërgjegjshëm, që rrezikon të dezinformojë qytetarët. Deklarata të tilla jo vetëm që janë të pasakta, por dëmtojnë drejtpërdrejt interesin e qytetarëve.

Për sqarim të opinionit publik: në kushtet standarde të sigurimit nga zjarri, mbulimi lidhet me pasojën e ngjarjes dhe jo me klasifikimin teknik të shkakut. Kjo do të thotë se, në rastet kur zjarri shkaktohet nga defekte elektrike apo burime të tjera aksidentale, dëmet e shkaktuara nga zjarri dëmshpërblehen në përputhje me kushtet e kontratës së sigurimit.
Çdo interpretim tjetër është keqlexim i qëllimshëm ose mungesë njohurish bazë mbi sigurimet.

Çdo kërkesë për dëmshpërblim trajtohet mbi bazën e fakteve dhe të drejtave kontraktuale, duke garantuar një proces të drejtë dhe transparent për qytetarët.

Është e rëndësishme të theksohet se sigurimi nuk zëvendëson detyrimin për respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë, por përkundrazi funksionon si një shtresë e domosdoshme mbrojtjeje financiare kur këto rreziqe materializohen.

Në një realitet ku zhvillimi urban është intensiv dhe rreziqet janë në rritje, bëhet edhe më e domosdoshme rritjen e ndërgjegjësimit për sigurimin e pronës si dhe informimin i saktë dhe profesional të publikut.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqinformimit dhe të mbështeten në burime të besueshme.

Sigurimi nuk e ndalon ngjarjen, por garanton që pasojat e saj të mos jenë shkatërruese për familjet dhe ekonominë e tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat