back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetLargimi i 500 mijë shqiptarëve/ Rama zihet ngushtë në Greqi

Largimi i 500 mijë shqiptarëve/ Rama zihet ngushtë në Greqi

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit, iu përgjigj pyetjeve të gazetarit grek Aleksis Papahelas lidhur me fenomenin e emigracionit nga Shqipëria dhe aspiratat e vendit për integrimin në Bashkimin Evropian.

Gazetari i “Kathimerini” e cilësoi situatën si paradoksale, duke theksuar se, ndërsa Shqipëria shënon rritje ekonomike, rreth 500 mijë qytetarë janë larguar nga vendi gjatë viteve të qeverisjes së Ramës.

Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë kundërshtoi këtë shifër, duke e cilësuar të pasaktë, por pranoi se emigracioni mbetet një realitet. Sipas tij, largimi i shqiptarëve është një fenomen i kuptueshëm për një vend që ka kaluar dekada izolimi.

Rama theksoi se, megjithëse bilanci mbetet negativ, ka shenja të qarta se gjithnjë e më shumë shqiptarë po rikthehen në vend, ndërsa diferenca mes atyre që largohen dhe atyre që kthehen po ngushtohet.

Ai solli në vëmendje disa tregues ekonomikë, duke theksuar se Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur nga më pak se 10 miliardë euro në rreth 27 miliardë euro, ndërsa numri i turistëve ka arritur në 12 milionë gjatë vitit të kaluar. Po ashtu, investimet e huaja direkte janë rritur ndjeshëm, duke arritur në 1.6 miliardë euro.

Sipas kryeministrit, këto zhvillime tregojnë progresin e bërë nga vendi, megjithëse ai pranoi se ka ende shumë punë përpara në rrugën drejt integrimit evropian.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat