back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaNdryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Emrat që prekin postet drejtuese

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Emrat që prekin postet drejtuese

Një valë e gjerë lëvizjesh ka përfshirë sot Policinë e Shtetit, me vendime të firmosura nga Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita, që kanë prekur nivele të larta drejtuese në disa qarqe të vendit.

Sipas ndryshimeve të reja, Besmir Dervishi është larguar nga detyra e zv.drejtorit në Tiranë dhe është emëruar shef i krimeve në volum në Kukës. Në vend të tij, në postin e zv.drejtorit në kryeqytet është vendosur Oliger Torba, i cili më parë mbante të njëjtin funksion në Fier.

Lëvizje janë bërë edhe në qarqe të tjera si Shkodra, Lezha dhe Fieri, ku janë rikonfiguruar disa pozicione të nivelit të nëndrejtorëve.

Në të njëjtën valë ndryshimesh, Alban Dautaj është emëruar drejtor i Operacionales, duke u zhvendosur nga drejtimi i Antiterrorit. Ndërkohë, në krye të Antiterrorit është vendosur Edmond Sula, që zëvendëson Dautajn.

Po ashtu, është larguar nga detyra shefi i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, i cili është transferuar në Kukës. Edhe Gent Ndoj, më parë drejtor për Hetimin e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme, është transferuar në Dibër.

Këto ndryshime vijnë si pjesë e një riorganizimi të gjerë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, që pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat