back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetFati i kryebashkiakut të Kuçovës rikthehet te KQZ

Fati i kryebashkiakut të Kuçovës rikthehet te KQZ

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke e rikthyer çështjen e mandatit të tij në dorë të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vendimi lidhet me procesin e vetëdeklarimit gjatë zgjedhjeve vendore të 14 majit, kur Hajdari deklaroi se nuk kishte pasur dënime penale, duke shënuar “JO” në formularin përkatës.

Megjithatë, disa muaj më vonë, autoritetet greke konfirmuan përmes një letër-porosie drejtuar Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri se ai kishte qenë i dënuar në Greqia. Sipas dokumenteve, Janina, më 23 qershor 1999, e kishte shpallur fajtor për hyrje të paligjshme në territorin grek, duke i dhënë një masë riedukuese “qortim”, në një kohë kur ai ishte 17 vjeç.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë thekson se për sa kohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse Hajdari preket apo jo nga ligji i dekriminalizimit, çështja nuk mund të shqyrtohet më tej nga gjykata.

Më herët, KQZ kishte lejuar kandidimin e tij, duke vlerësuar se nuk prekej nga ky ligj. Por Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve kishte kërkuar rihapjen e shqyrtimit dhe një vendimmarrje të re nga KQZ.

Tashmë, është pikërisht KQZ ajo që do të duhet të vendosë përfundimisht mbi fatin e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat