back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaNuk ndalen lëvizjet në polici/ Emërime të reja në komisariate dhe kufi

Nuk ndalen lëvizjet në polici/ Emërime të reja në komisariate dhe kufi

Policia e Shtetit ka pësuar sërish ndryshime në nivelet drejtuese, në kuadër të një riorganizimi të strukturave në disa zona të vendit.

Burime bëjnë me dije se këtë të martë janë emëruar drejtues të rinj në komisariate dhe drejtoritë e kufirit.

Në kryeqytet, Alfred Cenaj është caktuar shef komisariati në Komisariatin Nr. 2 në Tirana.

Ndërkohë, Arbër Zemani largohet nga posti i drejtorit të Kufirit në Shkodër, për të marrë drejtimin e Drejtorisë së Kufirit në Vlorë.

Po ashtu, Altin Lila është emëruar drejtor i Kufirit në Durrës, ndërsa Agim Basha do të mbajë postin e drejtorit të Kufirit në Shkodër.

Këto lëvizje vijnë pas një serie ndryshimesh të ndërmarra së fundmi në radhët e policisë, të firmosura nga drejtori i përgjithshëm Skënder Hita, në kuadër të ristrukturimit dhe forcimit të kapaciteteve drejtuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat