back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 1 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetDyer të mbyllura në PD/ Nis procesi i ndryshimeve statutore

Dyer të mbyllura në PD/ Nis procesi i ndryshimeve statutore

Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar këtë të premte, Grupi i Punës për ndryshimet në Statutin e Partia Demokratike ka miratuar metodologjinë e punës dhe kalendarin e procesit për rishikimin e dokumentit themeltar të partisë.

Sipas vendimit të marrë, procesi i ndryshimeve do të zgjasë përgjatë gjithë muajit maj dhe do të kalojë në disa faza, duke nisur nga mbledhja e propozimeve dhe duke përfunduar me miratimin final në Kuvendin Kombëtar.

Në njoftimin zyrtar të selisë blu theksohet se deri në shqyrtimin nga organet drejtuese, puna e grupit do të jetë konfidenciale dhe mbledhjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Kalendari i ndryshimeve në statut

Sipas planit të miratuar:

1–10 maj 2026: Të gjithë anëtarët e partisë, përfshirë Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Grupin Parlamentar, do të kenë mundësi të dorëzojnë propozime për ndryshime në statut.

11–14 maj 2026: Do të bëhet shqyrtimi i të gjitha propozimeve të depozituara.

15–20 maj 2026: Hartimi i draftit përfundimtar të ndryshimeve, i cili do t’i dorëzohet kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm.

Deri më 25 maj 2026: Drafti do të kalojë për miratim në strukturat drejtuese të partisë.

30 maj 2026: Parashikohet miratimi përfundimtar i statutit në Kuvendin Kombëtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat