Sokol Toma është dhunuar mbrëmjen e 9 majit 2026 në autostradën Mamurras–Laç, pranë kryqëzimit të Sanxhakut, nga disa persona ende të paidentifikuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lezhë, 53-vjeçari është goditur me sende të forta, duke pësuar dëmtime në trup.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Autoritetet bëjnë me dije se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në një territor të gjerë, ndërsa po kryhen edhe veprime të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, mediat kanë raportuar se autorët i kanë thyer këmbët biznesmenit dhe i kanë prerë një vesh, megjithatë këto detaje nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia.
Në reagimin zyrtar, policia thekson se grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



