back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKLP-në po e merr lumi/ Gonzato “forcon drejtësinë” me Olsian Çelën

KLP-në po e merr lumi/ Gonzato “forcon drejtësinë” me Olsian Çelën

Ambasadori i Bashkimi Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, ku në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në funksion të drejtësisë dhe luftës kundër krimit.

Në njoftimin zyrtar thuhet se bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë mbetet thelbësor për avancimin e prioriteteve të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

“Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe në luftën kundër krimit”, thuhet në reagim.

Takimi vjen në një moment kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë është përfshirë në debate të forta, përplasje, akuza dhe ofendime publike mes anëtarëve, situata që kanë bërë xhiron e mediave në javët e fundit dhe kanë ekspozuar tensionet e brendshme në institucionin që administron sistemin prokurorial.

Në këtë klimë tensioni institucional, vëmendja e ndërkombëtarëve duket se është fokusuar te Prokurori i Përgjithshëm, ndonëse pas reformës në drejtësi kompetencat e tij janë ndjeshëm të kufizuara.

Çela dhe Gonzato mësohet se kanë diskutuar për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkëpunimin institucional, por diskutimi ka ngritur pikëpyetje mbi rolin real që mund të luajë sot Prokurori i Përgjithshëm në këtë proces.

Pas krijimit të organeve të reja të drejtësisë dhe transferimit të shumë kompetencave te strukturat e vetëqeverisjes së prokurorisë, roli i Prokurorit të Përgjithshëm shihet më shumë si koordinues dhe administrativ.

Kjo ka sjellë edhe debat publik mbi faktin se me çfarë kompetencash konkrete mund ta “forcojë drejtësinë” Prokurori i Përgjithshëm, përtej raporteve periodike që paraqet në Kuvend apo diskutimeve në Komisionin e Ligjeve.

Megjithatë, në deklarimet zyrtare, palët kanë theksuar rëndësinë e një sistemi funksional, llogaridhënies dhe standardeve të larta etike në sistemin e drejtësisë shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat