iPhone juaj më në fund mund t’ju tregojë sesa kohë ka ngelur deri në karikimin e plotë të baterisë së smartfonit. Në betan e dytë të iOS 18.2 është vënë re një funksionalitet i ri quajtur “BatteryIntelligence” përmes të cilit përdoruesit marrin një njoftim me kohën e ngelur të përllogaritur deri në karikimin e plotë.
Disa telefonë Android e ofrojnë një veçori të tillë dhe funksionaliteti është bërë mjaft i dobishëm në rast të përdorimit të kabllove dhe karikuesve të shumëllojshëm.
Funksionaliteti “BatteryIntelligence” është në zhvillim e sipër që do të thotë se përdoruesit duhet të presin për debutimin zyrtar të tij.
Mdoelet më të fundit të iPhone kanë disa funksionalitete të dobishme të shëndetit të baterisë. Vitin e kaluar Apple shtoi “Optimized Charging” për iPhone 15 dhe iPhone 16 ku përdoruesit mund të karikojnë baterinë deri në 80 përqind për të rritur jetëgjatësinë e saj.
Gjithashtu nga iPhone 15 përdoruesit mund të shohin edhe ciklet e karikimit të baterisë së iPhone. /PCWorld Albanian