back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikëKontroll surprizë në burgun e Peqinit/ Sekuestrohen celularë dhe pije alkoolike

Kontroll surprizë në burgun e Peqinit/ Sekuestrohen celularë dhe pije alkoolike

Një kontroll i zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Peqin ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e disa sendeve të ndaluara në posedim të të dënuarve të sigurisë së lartë.

Sipas informacioneve paraprake nga strukturat e IEVP Peqin, operacioni u realizua në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucion.

Në kontroll morën pjesë Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe forcat e sigurisë së IEVP-ve Peqin, Fier dhe Durrës.

Gjatë operacionit, të dënuarit të sigurisë së lartë me inicialet G.B. iu gjetën dhe sekuestruan një shishe raki me kapacitet 2 litra, dy shishe uiski me kapacitet total 1.5 litra, një shishe verë 1.5 litra, si dhe dy karikues telefoni.

Ndërkohë, të dënuarit P.V. iu sekuestrua një telefon celular i tipit iPhone, një karikues, dy fisha karikimi dhe një palë kufje wireless.

Po ashtu, gjatë kontrollit ndaj të dënuarit L.D. u gjetën dy telefona celularë, një Google Pixel dhe një Samsung, një karikues, si dhe tre shishe raki me kapacitet 2 litra.

Autoritetet bëjnë me dije se materialet procedurale janë referuar pranë Agjencisë përkatëse për vijimin e veprimeve të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat