back to top
31.9 C
Tirana
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetSociale"Nuk lëshojmë tokat tona"/ Banorët e Rrjollit shembin rrethimin e resortit turistik

“Nuk lëshojmë tokat tona”/ Banorët e Rrjollit shembin rrethimin e resortit turistik

Situata në Rrjoll është tensionuar sërish këtë të shtunë, teksa banorët e zonës kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik në pronat që pretendojnë si të tyret.

Protesta ka eskaluar në përplasje, pasi banorët kanë bllokuar rrugën dhe kanë hequr me forcë një pjesë të rrethimit me tela dhe mure të larta që rrethonte kantierin e ndërtimit.

Në këtë zonë, kompania “Gener 2”, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, po zhvillon një projekt turistik me përmasa të mëdha, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

Punimet për ndërtimin e resortit kanë nisur që në muajin shkurt të këtij viti. Megjithatë, ditët e fundit kompania ka ndërmarrë punime për forcimin dhe rrethimin e territorit me mure të larta, veprim që ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit lokal.

Banorët kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se po ndërtohet në pronat e tyre, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e konfliktit. Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa tensionet në zonë mbeten të larta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat