KreuAktualitetPolitikaProtestuesit kërkojnë rikthimin e Altin Dumanit/ "Merr frenat e SPAK-ut dhe nis...

Protestuesit kërkojnë rikthimin e Altin Dumanit/ “Merr frenat e SPAK-ut dhe nis arrestimet”

Qytetarët zhvilluan sot protestën e 14-të radhazi, duke shënuar dy javë nga nisja e tubimeve. Edhe këtë të shtunë nuk munguan flamujt kombëtarë, pankartat dhe mesazhet kundër qeverisë.

Një nga momentet më të veçanta ishte performanca simbolike e disa të rinjve, të cilët u shfaqën me uniforma portokalli burgu dhe zinxhirë në duar, ndërsa mbanin pankarta me emrat “Rama”, “Berisha” dhe “Balluku”.

Para godinës së Kryeministrisë u vendos gjithashtu një instalacion me këpucë dhe atlete të rreshtuara, që sipas protestuesve simbolizonte qytetarët e detyruar të emigrojnë dhe mungesën e tyre në vend.

Një kërkesë e veçantë iu drejtua Prokurorisë së Posaçme, ku protestuesit kërkuan rikthimin e Altin Dumanit në krye të SPAK-ut dhe vijimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të korruptuar.

Në tubim u vu re edhe pjesëmarrja e qytetarëve nga diaspora, ndërsa në shesh u shfaqën flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilët protestuesit i lidhën me aspiratat për standarde më të larta të demokracisë dhe drejtësisë.

Aktivisti Arben Kola u bëri thirrje pjesëmarrësve të shmangin çdo formë dhune dhe përshkallëzimi të situatës, duke theksuar se përplasjet politike nuk duhet të shndërrohen në konflikte shoqërore.

Protestës iu bashkua edhe Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, e cila kërkoi drejtësi për djalin e saj dhe ngriti shqetësime për sigurinë dhe sistemin shëndetësor në vend.

Ndërkohë, aktivistja Luçiana Kokaj solli para Kryeministrisë një pjesë të gardhit me tela me gjemba të hequr në zonën e Rrjollit, duke deklaruar se “nuk ka gardh që i ndan shqiptarët”.

Sipas organizatorëve, protesta synon të kundërshtojë projektet e zhvillimit në Zvërnec dhe Rrjoll, si dhe të ngrejë shqetësime më të gjera mbi emigracionin, drejtësinë dhe qeverisjen në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat