back to top
23.4 C
Tirana
E hënë, 13 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaProtestuesit “veshin” Ramën, Berishën dhe Ballukun me uniformat e burgut

Protestuesit “veshin” Ramën, Berishën dhe Ballukun me uniformat e burgut

Protesta e 14-të radhazi e zhvilluar në Tiranë është shoqëruar me skena të veçanta dhe performanca simbolike nga pjesëmarrësit.

Një grup qytetarësh zgjodhën një mënyrë origjinale për të shprehur revoltën e tyre ndaj klasës politike dhe korrupsionit. Disa protestues u shfaqën në mes të bulevardit të veshur me uniforma portokalli burgu dhe me pranga në duar, ndërsa në kokë mbanin maska me portretet e kryeministrit Edi Rama, kreut të opozitës Sali Berisha dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në maskat e përdorura, tre figurat politike ishin paraqitur me brirë.

Në kuadër të performancës simbolike, personat që mbanin maskat e Ramës, Berishës dhe Ballukut kishin edhe pankarta ku tre politikanët cilësoheshin si “tradhtarë të kombit”.

Ndërkohë, protestuesi i maskuar si Edi Rama qëndronte me duart e prangosura të ngritura lart, ndërsa pranë grupit ishin vendosur edhe simbole të tjera, të përdorura si pjesë e mesazhit protestues.

Protesta vijoi nën masa të shtuara sigurie, ndërsa qytetarët e pranishëm shprehën pakënaqësitë e tyre për çështje të ndryshme që lidhen me qeverisjen dhe situatën politike në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat