KreuDrejtësiaNga Ina Rama te Sokol Çomo/ KLGJ rehaton komisionerët e Vettingut

Nga Ina Rama te Sokol Çomo/ KLGJ rehaton komisionerët e Vettingut

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) zhvilloi këtë të enjte, më 18 qershor 2026, mbledhjen e radhës plenare, ku miratoi një sërë vendimesh për emërimin dhe caktimin e gjyqtarëve në nivel apeli.

Mes të emëruarve janë edhe disa prej ish-anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar (Vettingut), të cilët do të ushtrojnë funksionin e gjyqtarit në gjykatat e Apelit.

Sipas vendimeve të miratuara nga KLGJ, Sokol Çomo, Ina Rama dhe Albana Shtylla janë emëruar pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Ndërkohë, Natasha Mulaj dhe Mimoza Tasi janë caktuar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Emërimet vijnë në kuadër të plotësimit të vakancave dhe forcimit të kapaciteteve të sistemit gjyqësor në nivel apeli, pas përfundimit të mandateve të tyre në institucionet e Vettingut.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat