back to top
31.9 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaProtesta/ Rama sulmon Bushatin dhe Spiropalin

Protesta/ Rama sulmon Bushatin dhe Spiropalin

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza dhe ironira ndaj figurave të njohura të së majtës dhe zërave kritikë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke vënë në shënjestër Ditmir Bushatin, Elisa Spiropalin dhe analistin Fatos Lubonja.

Sipas burimeve, Rama ka reaguar ndaj qëndrimeve që, sipas tij, relativizojnë rëndësinë e integrimit europian, duke theksuar se “karta e BE-së” është historike për Shqipërinë dhe jo një instrument i konsumuar politik.

“Ka edhe intelektualë të familjes sonë politike që thonë se karta e BE-së është pak kartë e lodhur. Të gjithë ata që kanë studiuar kartat e mia me kaq pasion, i keni atje te sheshi i xhirimit. Kush nuk do të shkojë te sheshi i xhirimit, të rrijë këtu në PS dhe të shikojë mirë se unë nuk kam karta të miat. Karta e BE-së është karta e historisë së Shqipërisë”, është shprehur Rama.

Sulmet ndaj ish kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, lidhen me deklaratat e saj publike për nevojën e një “marrëveshjeje të re”, ndërsa për ish-ministrin Ditmir Bushati, kreu i qeverisë ka ironizuar idenë e “Shqipërisë së re”.

“Ka edhe shpirtra të humbur këtu në familjen tonë politike që duan Shqipëri të re. Mezi pres të na sjellin draftin e Shqipërisë së re, të shkruar, dhe jemi aty të bëjmë marrëveshje, por kam frikë se drafti nuk do të vijë kurrë”, ka deklaruar Rama.

Ai nuk ka kursyer as analistin Fatos Lubonja, një nga kritikët e tij më të zëshëm, duke ironizuar pjesëmarrjen e këtij të fundit në protestë me një pankartë flamingoje në dorë.

“Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingoja lart, hi hi hi edhe Shqipëria e re. Do të kritikohemi, do të sulmohemi, por ne kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën më të lehtë”, është shprehur kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat