back to top
31.9 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitika"Flamuj kuqezi në rrugët e kryeqytetit”/ Emigrantët shqiptarë i bashkohen protestës

“Flamuj kuqezi në rrugët e kryeqytetit”/ Emigrantët shqiptarë i bashkohen protestës

Një autokolonë e gjatë me automjete të emigrantëve shqiptarë ka përshkuar rrugët e Tiranës, duke iu bashkuar protestës mbarëkombëtare të organizuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pamjet nga kryeqyteti tregojnë dhjetëra makina të stolisura me flamuj kuqezi, ndërsa emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme ku jetojnë dhe punojnë janë bërë pjesë e protestës, duke iu bashkuar mijëra qytetarëve të tjerë në shesh.

Sipas pjesëmarrësve, pjesëmarrja e diasporës përfaqëson një akt solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke synuar të japë një mesazh të qartë për ndryshim politik.

Prania e shqiptarëve nga jashtë vendit është vlerësuar nga organizatorët si një tregues se pakënaqësia qytetare ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë dhe ka mobilizuar edhe komunitetet shqiptare në emigracion.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat