back to top
31.9 C
Tirana
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn

GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn

Seanca gjyqësore e planifikuar këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për në datën 7 korrik.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili nuk ishte i pranishëm për arsye shëndetësore.

Burime nga seanca bëjnë me dije se edhe vetë kryebashkiaku nuk mori pjesë në seancën e zhvilluar këtë të martë në ambientet e GJKKO-së.

Për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore, trupi gjykues vendosi shtyrjen e shqyrtimit të çështjes, duke caktuar datën 7 korrik për zhvillimin e seancës së radhës.

Pritet që në seancën e ardhshme procesi të vijojë me shqyrtimin e çështjes sipas procedurave të parashikuara nga gjykata.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat